Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Mirela Cami rezulton pozitiv pas testit të Covid 19.
Ajo është zyrtarja e dytë e lartë, pjesë e Taskë Forcë, që rezulton pozitive me coronavirus, ndërkohë që shumë mjekë dhe infermierë janë inmfektuar nga pacientë, që nuk kanë treguar historinë e udhëtimit të tyre në Itali.
Pas Skënder Bratajt, Cami është një tjetër zyrtare e infektuar, e cila sipas burimeve është futur tashmë në karantinë dhe gjendja e saj paraqitet e stabilizuar.