Ylli i Bollywood-it Shah Rukh Khan do te jete moderatori i Got Talent World Stage Live ne 6 Dhjetor 2014
Simon Cowell, autori i formati. ka zyrtarizuar organizimin e version special të formatit hit Got Talent show me pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Got Talent World Stage Live do të zhvillohet në Kompleksin e Sportit të Mumbait në 6 Dhjetor 2014 me konkurente 10 yjet më të mirë të Bollywood-it dhe të tjerë konkurente që kanë qenë të suksesshme rreth e rrotull globit në versionet e show-t në vendet e tyre.
Show do të transmetohet në kanalin e Indisë Colors TV, si dhe ndoshta në kanale të vendeve të tjera.
Një burim i afërt me Cowell ka thënë: “India’s Got Talent është një shfaqje e madhe dhe ky version global i shfaqjes do të jetë një spin off që do të tërheqë miliona shikues nga e gjithë bota.
“Simon është duke i dhënë emisionit mbështetjen e tij të plotë dhe mendon se do të jetë talent show më i mirë qv do tv mbledh në një vend përfaqësues nga e gjithë bota. Një show për të mos u humbur”.
Shfaqja është një format origjinal i FremantleMedia India dhe është ideuar nga by Rav Singh, drejtor i RFS Entertainment.