Samsung filloi të dërgonte ftesat e para për aktivitetin “Unpacked 2018” i cili do të mbahet më 25 Shkurt në Barcelonë.
Siç ju e dini ky aktivitet tradicional është vendi ku Samsung prezantoi çdo vit flagshipët Galaxy S. Ai do të mbahet në kuadër të Kongresit Mobil Botëror.
Samsung do të prezantojë zyrtarisht Galaxy S9 dhe S9 Plus. “Camera. Reimagined” është detaji i parë në ftesë që bie në sy.
Bazuar në informacionet e zbuluara deri më sot, Samsung do të përdorë sensorë ISOCELL për Galaxy S9 dhe S9 Plus.
Këto sensorë mund të regjistrojnë video 1080p me 480 frekuenca në sekondë. Ata do të sjellin përmirësime të ndjeshme të cilësisë së fotografive në dritë të pakët.
Sa i takon vetëm telefonët, modeli Galaxy S9 pritet të sjellë ekran 5.8-inç, procesor Snapdragon 845, 4GB RAM, 8 megapiksel kamër frontale dhe 12 megapiksel kamër të pasme.
Ndërkaq modeli Galaxy S9 Plus do të ketë ekran 6.2-inç, dy kamera të pasme dhe 6GB RAM.
Të dy vinë me bokse stereo, karikim wireless, skaner irisi dhe IP68. /PCWorld Albanian