Lajmi se këngëtarja me origjinë nga Fieri, Eleni Foureira, do të përfaqësojë Qipron në Lisbonë, sapo është zyrtarizuar nga RTV publik qipriot Cybc. Tashmë në Lisbonë do të konkurrojnë dy shqiptarë, Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira. Shqipëria dhe Qipro konkurrojnë në natën e parë gjysëmfinale, atë të 8 Majit. Kënga e Foureiras mban titullin “Fuego” (Zjarr), një kompozim i greko-suedezit Alex P. Kënga nuk është publikuar ende, por pritet që të bëhet publike në javët e ardhshme.
30 vjeçarja, me origjinë nga Fieri, ka marrë pjesë në finalen e përzgjedhjes së kënges greke për në Eurovision Song Contest 2010, bashkë me Manos Pyrovolakis, me këngën “Κιβωτός του Νώε” (Arka e Noes). Ajo u rendit e dyta, pas këngës “OPA!” të Giorgos Alkaios & Friends.
Fouriera ka vendosur, që të përfaqësojë Qipron në festivalin Evropian të Këngës, tashmë duke realizuar një nga ëndërrat e këngëtares bukuroshe. Fansat e saj në Greqi, kanë kërkuar RTV publik Grek ERT, që Fouriera të jetë përfaqësuesja e Greqisë në vitet e kaluar, kjo pasi këngëtarja tashmë është një nga këngëtaret më të preferuara të muzikës greke. /eurovision.al