Disney ka zyrtarizuar lajmin se regjizori i filmit live action Mreti Luan do të jetë Jon Favreau, i cili ka realizuar edhe regjinë e filmit Libri i Xhunglës, një sukses triumfues pë studion e filmit.
Nuk dihet akoma data e shfaqjes së filmit, ndërsa pritet që vitin e ardhshëm të kemi premierën e shumëpritur të filmit live action E Bukura dhe Bisha. Ndërkohë Jon Favreau dhe Walt Disney Studios, përveç këtij filmi janë duke punuar edhe për sequel-in e Libri i Xhunglës.