Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar në mbledhjen e sotme emërimin e aktorit Erion Isai drejtor të Teatrit të Kukullave. Ai do të zëvendësojë në këtë post Monika Lubonjën e cila pak kohë më parë dha dorëheqjen. Isai është i njohur në angazhim që ka pasur si aktor në emisionin e njohur të humorit “Portokalli”, por edhe për shfaqje të ndryshe në teatër.
Vendimi
Z. Erion Isai emërohet drejtor i Qendrës Kombëtare tё Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit tё Kukullave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA