U përfol për një lëvizje të moderatorit Arjon Muça nga “Ora News” në “Top Channel”, por tanimë është e konfirmuar.
Atë që jemi mësuar ta shohim në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, që nga 7 nëntori do ta shikojmë në moderimin e “Shqipëria Live”. Lajmin e ka bërë me dije vetë faqja zyrtare e emisionit në Instagram.
Ai do të zërë vendin e Flor Gjinit i cili më parë drejtonte emisionin së bashku me Erjona Rusin.
Arjon Muça është padyshim një nga ish-banorët më të pëlqyer në historinë e “Big Brother Albania”.
Ai rrëmbeu vëmendjen e të gjitha vajzave për pamjen e tij të jashtme dhe vazhdon ende të ketë pëlqimin e tyre.
Gjatë një programi, më herët, Arjoni ka treguar për periudhën kur të gjitha ‘çmendeshin’ pas tij dhe se si i ati i tij i largonte.
Ish-banori tha se ai ka pasur pëlqime edhe nga vajzat e famshme, të cilat i shkonin poshtë pallatit.
Roza Lati: Ty të kanë vlerësuar shumë vajza për bukurinë e jashtme. Kanë qenë edhe goca të famshme që të kanë ardhur poshtë pallatit dhe të thërrisnin.
Arjon Muça: Në mëngjes për shembull, në orën 4 vinin me makinë dhe hapnin volumin e muzikës në maksimum dhe dilnin nga makina. Detyrohej babi të shkonte dhe t’i thoshte, të lutem largohu se le nam, nuk del ai. Unë bëja kështu si princesh nuk dilja. Kjo ka ndodhur kur kam qenë i vogël, se një njeri i rritur diskuton, ballafaqohet.