Transmetuesi publik zvicerian do të ndaloi transmetimet digjitale terrestiale në DVB-T në të gjithë territorin në 3 Qershor 2019.
Shikuesit e DTT do të informohen për fikjen e sinjalit, i cili është anoncuar në Shtator 2018, përmes titrave në ekranet e televizionit duke filluar nga Janari 2019.
SRG rekomandon të gjithë shikuesit të kalojnë në një alternativë tjetër për të parë televizion, si satelitët, shërbim kabllor. IPTV ose streaming në internet. Në Janar 2019, një website me informacione për fikjen e DTT do të jetë i gatshëm në www.dvbt-switch.ch; ku do të jetë edhe një shërbim telefonik hotline.
Nga 3 Qershori 2019, slotet e kanaleve DTT do të referojnë shikuesit tek website dhe linja telefonike.
Nën koncensionin e SRG, i cili do të vihet në zbatim në 1 Janar 2019, detyrimi i transmetimit televiziv në DVB-T i SRG do të përfundojë më 31 Dhjetor 2019.
SRG i referohet përdorimit të ulët të sinjalit toksor dhe matjeve të audiencës për këtë vendim. Vetëm 1.9% e shikuesëve ndjekin DTT, sipas SRG, vetëm 64.000 shikuesë do të preken nga kjo fikje sinjali.
Ndryshe nga shtetet fqinje, Gjermania dhe Austria, Zvicra nuk do të kalojë nga transmetimet DVB-T në standartin e ri DVB-T2.