Ditën e premte qeveria zviceriane ka dhënë urdhër për mbylljen e restoranteve, bareve dhe dyqaneve nga ora 7 e mbrëmjes në pjesën më të madhe të vendit.
Ky vendim ka ardhur pasi numri i rasteve së të infektuarëve me Covid-19 është në rritje,
Qeveria tha se rajonet më pak të goditura nga pandemia do të lejohen t’i mbajnë vendet e hapura deri në orën 11 të mbrëmjes, derisa masat të hyjnë në fuqi të shtunën.
Këto masa gjithashtu do të ndikojnë dhe në ngjarjet dhe aktivitet kulturore të cilat janë kufizuar në grupe me pesë persona raporton The Guardian.
“Niveli i infeksioneve me coronavirus mbetet i lartë dhe në disa kantone po rritet përsëri. Spitalet janë afër limitit dhe personeli shëndetësor është nën presion. Situata është shqetësuese”- tha qeveria në një deklaratë.
Kufizimet e reja, të cilat hyjnë në fuqi të shtunën do të zgjasin deri më 22 janar.
Numri i përgjithshëm i të prekurve në Zvicër u rrit në 373 mijë, ndërsa kanë ndërruar jetë 5,867 persona