Ne skemën e programeve që televizioni më i ri në Shqipëri IN TV do të transmetoj për teleshikuesit e rinj do të jenë edhe dokumentarët, pjesë e të cilëve do të jenë edhe figura të rëndësishme nga fusha e politikës.
Puntata e parë Zoom IN do të debutojë këtë të diel në orën 20.00 me të ftuar Kryetarin e Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, i cili do të tregojë më shumë për vizonin e tij për kryeqytetin, operatin dhe projektet e zhvillimit që do të ndryshojnë të ardhmen e banorëve kryeqytetas
Dokumentari Zoom IN, i cili zgjat 1 orë, çdo javë do të ketë në fokus temat sociale dhe ekonomike që shqetësojnë shqiptarët dhe sidomos moshat e reja.