“Zonë e Lirë” rikthehet këtë sezon të ri në ekranin e MCN TV, nën drejtimin e gazetarit dhe moderatorit Arian Çani.
Ky është telvizioni i pestë që emisioni i ZL ndryshon gjatë historisë së tij të gjatë.
Ky emision gjeneralist, që ka qenë një ndër programet më të ndjekura për vite me radhë, vazhdon të analizojë dhe të reflektojë mbi aktualitetin politik, social dhe kulturor. Formati është një reality show që përfshin intervista dhe të ftuar të ndryshëm, duke nxitur reflektime mbi ndikimin e medias sociale dhe personazhet që jetojnë nën vëmendjen e publikut.
Risia e këtij sezoni është shtimi i tre takimeve në javë, duke u transmetuar çdo të martë, të mërkurë dhe të premte, duke ofruar një dritare më të gjerë për të kuptuar sfidat dhe transformimet e botës së medias sociale.
Ky sezon i ri pritet të sjellë dinamizëm dhe përmbajtje aktuale për të gjithë audiencën e tij besnike.