Gjatë një sondazhi të bërë nga IMAlbania.com në faqen tonë zyrtare në Facebook me pyetjen se nëse do të mund të anulonit një program që transmetohet në televizionet shqiptare, cili do të ishte ai dhe pse, përgjigjet kanë qenë të shumëllojshme.
Si ndër programet të cilët do të kishin anualuar shqiptarët janë “Zonë e Lirë” dhe “Big Brother”. Ndër justifikimet më kryesore të fansave të “IMA” janë niveli jo edukatv i të dy programeve respektive. Sipas tyre, si “Big Brother” ashtu edhe “Zonë e Lirë” janë dy programe që nuk i duhen televizioneve shqiptare pasi janë antivlerë për shoqërinë tonë.
Po përse shqiptarët vazhdojnë t’i ndjekin me kaqë shumë zell këto dy programe, kur mendojnë se duhen anuluar? Të gjithë jemi dëshmitar se sa shumë ndiqet “Big Brother”. Emra programesh të cilët janë përmendur për t’u anuluar janë edhe “Aldo Morning Show” dhe “Dita e Shtatë”. Gjithashtu është përmendur edhe “Dance With Me”, i cili këtë të hënë ka premierën e mbrëmjes së dytë në “TV Klan”.
IMA / S. Dema