Tre rajone të tjera Campania, Emilia-Romagna dhe Molise, në Itali janë klasifikuar si zona të kuqe të shtunën, ndërkohë që shkalla e infektimit mbetet e lartë dhe variantet e reja po zbulohen gjithnjë e më shumë në vend.
Vendi regjistroi 14931 infektime të reja në 24 orët e kaluara, duke e çuar totalin e të prekurve që nga fillimi i pandemisë në 2.79 milionë.
Numri i viktimave është rritur po ashtu me 251, me një total prej 95,486 viktimash.
Në rajonin qendror të Lacios, ku kryeqyteti Italian ndodhet, një dekret i përcakton qytetet si zona të kuqe, ku masat më strikte të kontrollit do të aplikohen përgjatë dy javëve të ardhshme.
Në zonat e kuqe, të gjithë restorantet dhe baret janë të mbyllura përveç porosive për t’u marrë me vete dhe atyre në shtëpi. Të gjithë dyqanet jo të domosdoshme po ashtu janë mbyllur.
Ish-kryeministri Giusepe Conte lëshoi një dekret nëntorin e kaluar, duke vendosur një sistem me tre nivele në Itali, e duke klasifikuar rajonet në zona të ndryshme, në varësi të nivelit të transmetimit të virusit.
Që atëherë, Italia është ndarë në tre zona, e verdhë, portokalli dhe e kuqe, me këtë të fundit që konsiderohet edhe më e rrezikshmja.