Mungesa e tij në sezonin e kaluar të emisionit ‘Aldo Moring Show’, ngriti dyshime nëse Hermes Nikaj, personazhi televiziv i njohur me nofkën Zogu i Tiranës, do të ishte më pjesë e ekranit.
Por siç bëri t ditur në emisionin ‘Oktapod’, Nikaj ka braktisur përfundmisht emisionin ‘Aldo Moring Show’ dhe do të rikthehet në ekran, por kësaj radhe në një tjetër televizion. ‘Kam marrë një tjetër ofertë nga televizioni ‘Ora News’.
Më erdhi ftesa nga ideatorja dhe moderatorja e programit, Dajana Shabani dhe ma prishi mendjen.’-rrëfeu Hermesi. Ai shpjegoi se do të jetë pjesë e emisionit të mëngjesit ‘Ditë e re’, që do të nisë më 8 tetor dhe do të transmetohet çdo ditë në orarin 08:00-10:00.