Zogu i Tiranës i ka treguar Aldos në transmetim live bashkëjetesën e tij me Angelen të fejuarën e tij bjonde. Ai tha se kanë 5 vjet që bashkëjetojnë dhe janë shumë të lumtur.
Madje Angela tha në Aldo Morning Show se ajo nuk është xheloze që Zogu del herë pas herë me femra të tjera duke festuar në tallava. Ndërsa ai është shumë xheloz për Angelën.
Zogu ka premtuar se për Krishtlindje do të shkojë të shtëpia e prindërve të Angelës për t’u kërkuar zyrtarisht dorën e saj për fejesë, pasi ajo nuk është nga Tirana.
Aldo e ka pyetur Zogu se përse është lyer kaq shumë me make–up? Zogu, ka sqaruar që njerëzit duhet ta kuptojnë makiazhin dhe buzët e lyera që ai kishtë bërë sot, pasi ky është një grim televiziv dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe nuk ka të bëjë fare me prirjet seksuale.
Angela dhe Zogu kanë sqaruar me detaje marrdhënien në çift, zënkat dhe dashurinë në Aldo Morning Show. Drejtuesi i programit, Aldo i ka përshendetur çiftin edhe me një këngë nga fituesi i Eurovisionit, Conchita.
Marrë nga TV Klan