Zjarr Televizion, kanali më i ri kabllor gjeneralist i cili ka nisur transmetimet këto ditë në platformën Abcom, së shpejti do jetë i pranishëm edhe në Tring Digital.
Kanali i ri tv ka qenë në qendër të vemendjes ditët e fundit duke shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën ekzagjeruar të veshjes së spikereve të lajmeve, të cilat shfaqen gati me gjoksin jashtë në një format i cili është i pa pranueshëm për etikën profesionale që duhet të përcjell.
Kjo mënyrë e re prezantimit të një edicioni informativ ka tërhequr vemendjen e teleshikuesve dhe kolegëve duke mos u pajtuar aspak me këtë formë të re të të berit televizion. Shumë prej tyre e kanë vlerësuar si skandaloze, të pa moralshme dhe pa etikë profesionale.
Pronari i televizionit Ismet Drishti i është kundërpërgjigjur reagimeve negative duke thënë se: Televizionet kombëtare kanë vite që nxjerrin vajza poshte 18 vjetëve gati të zhveshura në emisione si “Fiks Fare”, “Ca thu” apo reklamat dhe videoklipet e këngëtarëve! Eshtë një sulm i pakuptimtë!
Zjarr Televizion do vazhdoje të transmetojë programet e tij në të njëjten formë dhe nuk do ndalet këtu. Së shpejti do pasurojë programacionin edhe me telenovela latine dhe turke. Këto ditë pritet të fillojnë transmetimet edhe në platformën tokësore e satelitore Tring Digital pas nënshkrimit të kontratës midis dy palëve.