Zjarr brenda spitalit Ushtrak në Tiranë! Pasditen e sotme, është raportuar për flakë brenda një prej dhomave të spitalit. Pas denoncimit të marrë, Dosja.al ka kontaktuar me shërbimet e forcave zjarrfikëse në vend, të cilat kanë konfirmuar gjithçka.
Sipas zjarrfikësve, zjarr ka pasur pasi brenda spitalit janë djegur kartona dhe mbeturina, që kishin vendosur t’i digjnin brenda godinës.
“Nuk ka asgjë! Kartona dhe mbeturina ishin. Po, brenda spitalit po i digjnin,“-thanë zjarrfikësit gjatë prononcimit për Dosja.al.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Megjithatë përgjigjia e tyre ngre shumë pyetje të tjera; si ka mundësi që asgjesimi i mbetjeve spitalore të bëhet me djegie brenda godinës së spitalit? A nuk ka një kompani që merret me zhdukjen e mbetjeve spitalore, e cila paguhet nga taksat e qytetarëve?
Mesa duket në spitalin Ushtarak sistemi i sigurisë është kthyer vite pas, në kohën kur mbeturinat digjeshin.