E ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, blogerja Zhaklin Lekatari u shpreh se personat të komunitetit LGBTI+ nuk ka pse të mos kenë një familje.
Zhaklin Lekatari: Personat e të njëjtës gjini i lidh dashuria dhe kush janë ata që nuk duhet të kenë një familje, kur janë bijë të zotit, sipas mendimit të kishës katolike. Më duket se Papa është liberal dhe do t’i bashkojë komunitetet dhe të flasin me gjuhën e dashurisë.
Më duket sikur Papa e pranon realitetin sepse persona të tillë me të njëjtën gjini, ekziston dhe kontribuojnë në shoqëri dhe nuk ka pse të mos kenë rregullatorë që rregullojnë marrëdhënie dhe të drejtat e tyre shoqërore.