“Rotten Tomatoes” uebfaqja e njohur e cila i rendit filmat më të mirë sipas vlerësimeve të kritikëve, ka krijuar një listë me filmat e rinj për projektet më të mira kinematografike të vitit 2021. Ndër ta është renditur edhe filmi nga Kosova me regji të Blerta Bashollit. “Zgjoi” gjendet i 11-i në këtë listë me vlerësimin 100%.
Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. E pikërisht kjo gjë e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj.