Këshilli politik arrin dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Burime për Top Channel bëjnë me dije se për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht.
Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike.
Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita. Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.