Georgia do të përballet me një proces rinumërimi të votave për zgjedhjet presdenciale.
Lajmi u prit mjaft mirë nga kampi “Trump”, të cilët kanë trumpetuar prej disa ditësh që zgjedhjet janë të vjedhura.
Vendimi u bë i ditur nga sekretari i shtetit Brad Raffensperger, një vendim i marrë pas akuzave të republikanëve. Ai tha se rinumërimi i votave do të zhvillohet në 159 qarqe në total.
Sakaq numërimi është konsideruar i rregullt në 97 qarqe në mbarë Georgian, ku kandidati Joe Biden kryeson rezultatin me 14.111 vota para presidentit në detyrë Donald Trump.