Kandidati për president në SHBA, Joe Biden ka marrë drejtimin në Georgia.
Në Georgia, Trump dhe Biden ishin në barazim, por kandidati demokrat ka kaluar me 917 vota në avantazh, raporton CNN.
Nëse Biden fiton edhe 16 votat elektorale të këtij shteti, ai do të jetë presidenti i ri i Amerikës.
Trump nuk mund të gjejë një rrugë për në 270 vota elektorale pa Georgia dhe Pennsylvania, kështu që shanset e tij për të siguruar rizgjedhjen do të varen nga zhvillimet në të dy shtetet.