Gjigandi mediatik amerikan, CNN ka shkarkuar tre punonjës pasi ishin të pavaksinuar dhe kishin shkelur rregullat duke shkuar për të punuar në zyrë.
CNN mund të konsiderohet si media më me peshë në SHBA, por dhe në gjithë botën teksa nuk kursen më asnjë punonjës që mund të rrezikojë shëndetin prej COVID-19.
Duket se situata me variantin Delta në SHBA është shumë e rëndë dhe po shkohet drejt masave të reja.
Presidenti i rrjetit televiziv, Jeff Zucker theksoi se nuk ka më tolerancë pasi politika e CNN në lidhje me këtë çështje është miratuar.
“Më lejoni të jem i qartë: ne kemi miratuar një politikë të tolerancës zero për këtë çështje, ” tha Zucker. “Duhet të vaksinohesh për të shkuar në zyrë. Dhe ju duhet të vaksinoheni për të punuar në raportimin me punonjësit e tjerë, pavarësisht nëse hyni në zyra apo jo. “Pikë” , shtoi ai.