Talentet shqiptare po bëjnë namin nëpër botë dhe më i riu i tyre quhet Sefidin Xhemaj, 15 vjeç nga Prizreni, i lindur dhe rritur në Austri.
Prej 12 vitesh ka nisur këndimin dhe tani është pranuar si konkurrent i “The Voice Kids Germany” ndërsa është prezantuar me këngën e Billie Eilish “Everything i wanted”.
Me zërin dhe performancën e tij, ai ka mahnitur jurinë e këtij konkursi duke bërë që të katërta karriget e anëtarëve të jurisë të kthehen dhe të nisë “lufta” për rekrutimin e tij.
Me shumë vështirësi, djaloshi shqiptar ka vendosur të shkojë me skuadrën e Stefanie.
Sefidini na ka treguar se po ndjek njëkohësisht shkollën e muzikën, ndërsa pasion ka edhe futbollin dhe beatbox-in.
Ai ka kaluar fazën e parë të konkursit dhe tashmë jemi të gjithë në mbështetje të tij në këtë rrugë që ka nisur.