Gazeta “Zëri i Popullit” prej disa ditësh i ka munguar tregut mediatik në vend. Nuk dihen arsyet e vërteta të mos daljes në treg të gazetës zyrtare të Partisë Socialiste, por mendohet se shkak edhe këtë herë janë problemet ekonomike ku është zhytur prej vitesh ky burim medatik. Prej kohësh ish-e përditshmja “ZP”, botohet vetëm 4 ditë në javë si pasojë e këtyre problemeve që janë shfaqur vite më parë.