Prej disa kohësh qarkullon në mediat online lajmi i largimit të emisionit të humorit “Portokalli” nga televizioni Top-Channel.
Panorama.al realizoi një intervistë me regjisorin e njohur, Altin Basha, i cili prej 17 vitesh përgatit “Portokallinë” në televizionin e njohur kombëtar.
Altin Basha ka hedhur poshtë zërat e një lëvizje të mundshme nga Top-Channel. Ai thekson se ofertat nga televizionet e ndryshme nuk kanë munguar, madje ato janë të përvitshme. Por ai ka sqaruar se aktualisht, trupa e “Portokallisë” është në punë dhe po përgatitet bashkë me aktorët në skenë. Zërat sipas Altin Bashës kanë nisur pas një interviste që ka dhënë në AbcNews, dhe ku është parë në parkingun e këtij televizioni.
Regjisori, Basha foli për Panorama.al edhe për çështjen e shumë debatuar të Teatrit Kombëtar, teksa u shpreh se godina që ishte, edhe po të ndërtohet nga e para po në atë formë, do të jetë një efektive dhe jo e përshtatshme për Teatrin Kombëtar.
“E vërteta është se u desh të zgjidhej mes një ndërtese e cila nuk i shërbente më as kohës dhe as të ardhmes, apo një ndërtese që projektohet për Teatër, plotësisht për të ardhmen për Teatër. Ka qenë një ndërtesë që nuk ka qenë Teatër Kombëtar, e cila u përpoq në vite për t’u bërë e tillë, pra ta rikonstruktonim atë dhe ta mbanim difektoze siç ishte apo të bënim diçka për të ardhmen. Nuk është vendim i lehtë, por asgjë nuk vjen pa sakrificë”, thekson Basha.
LEXO EDHE:
Portokallia largohet nga Top Channel pas 17 vitesh?
Panorama.al: A ka patur negociata me televizione të tjera për të larguar emisionin “Portokalli” nga Top Channel?
Jo, fare! Unë jam marrë me Teatrin këto ditë dhe kam dal në disa media. Për çështjen e Teatrit më thërrasin për intervista dhe për prononcime. Më kanë parë që kam parkuar makinën në ABCNews, jam futur dhe kam takuar drejtorin e informacionit.
Panorama.al: Në mediat online është publikuar dhe një emër i ri I Portokallisë, prsh “Mandarinat”?
Problemi i disa njerëzve është që punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te Portokallia. E vërteta është se kam shkuar në ABCNews për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me ABCNews për shkak të thashethemeve që janë përhapur.
Panorama.al: Çdo gjë do vazhdojë siç është pra Portokallia do vazhdojë në Top-Channel?
Po, patjetër, Portokallia vazhdon. Ne jemi në punë, jemi në skenë po bëjmë shfaqje.
Panorama.al: A keni patur oferta nga televizionet e tjera për të spostuar emisionin “Portokalli”?
Oferta ka gjithmonë. Unë çdo vit kam oferta nga televizionet. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës më kërkohet kjo gjë. Aktorëve u kërkohet. Thjesht për shkakun që jemi fiksuar me Top-Channel, s’kemi patur interes për ofertat e tjera. Vetëm tani kanë qenë 4 televizione të interesuara për emisionin tonë. Kjo nuk do të thotë asgjë, është një proces normal.
Nuk ka për ne ndonjë çudi, jemi 20 veta, njëherë kontaktohet njëri, njëherë tjetër një aktor tjetër. Madje ne tallemi shpesh herë me këtë gjë. Kjo është e vërteta.
Panorama.al: Për çështjen e Teatrit Kombëtar, tani që u shemb dhe një pjesë e aktorëve vazhdon protestat, cili është qëndrimi juaj?
E vërteta është se u desh të zgjidhej mes një ndërtese e cila nuk i shërbente më as kohës dhe as të ardhmes, apo një ndërtese që projektohet për Teatër, plotësisht për të ardhmen për Teatër. Ka qenë një ndërtesë që nuk ka qenë Teatër Kombëtar, e cila u përpoq në vite për t’u bërë e tillë, pra ta rikonstruktonim atë dhe ta mbanim difektoze siç ishte apo të bënim diçka për të ardhmen. Nuk është vendim i lehtë, por asgjë nuk vjen pa sakrificë .
Panorama.al: Protestat e kolegëve tuaj të cilat vazhdojnë tubimet edhe pas shembjes së godinës si i komentoni?
Është një protestë e nisur me bindjen se ndërtesa e Teatrit Kombëtar, mund të rikonstruktohej, tani që përfundoi, të gjithë specialistë ranë dakord që rikonstruksioni mund të bëhej nëse ajo do shembej plotësisht dhe do rindërtohej në atë formë që kishte. Por edhe nëse rindërtohet siç ishte, ajo përsëri nuk është Teatër Kombëtar, por një ndërtesë kino-teatër, pa fasilitet dhe funksionalitetin e një Teatri.
Kështu që çfarë do vendosësh? Të ndërtosh sërish këtë që ishte edhe pse është e mangut, apo do projektosh diçka nga fillimi me prespektivën e zhvillimit të të ardhmes me teknologjinë e të mirë të mundshme./