Sidrit Bejleri pati vëmendjen e duhur profesionale në këtë mbrëmje, që si çdo finale, pati çaste të gjata falenderimesh, për të përmendur punën e saj.
“Kam qejf, pa prishur rregullat, të falënderoj autoren e këtij programi Zefina Hasanin, e cila ka mbartur bashkë me ne çdo emocion e çdo shqetësim që kemi pasur dhe ti e di shumë mirë. Është e vështirë të punosh me ata që po i quaj “fëmijë” sepse unë në një farë mënyre po plakem te karrigia e Voice dhe nuk e di nëse ju do hapni ndonjë variant azil pleqsh këtu te Voice.”
Përgjigjja e Ledionit, jo vetëm që nuk ishte një konfirmim i asaj që tha Sidriti, por, pa ditur nëse është thënë me tendencë apo thjesht ishte një përgjigje e rrufeshme në stilin e tij, nuk tingëlloi as dashamirëse, sidomos duke ditur që Zefina u pezullua nga puna dy net më parë për një mendim ndryshe me pjesën tjetër të produksionit.
“Mund ta hapim ndonjë se Zefina pa punë është, kështuqë edhe mund ta bëjë edhe të pleqve.”
Mirëpo Sidriti e kishte ndarë mendjen për t’ia njohur Zefinës meritat. “Artist edhe mund të bëhesh, por njeri i mirë rrallë ndodh”, tha ai.
Mediat shkruan në masë për këtë replikë duke u ndalur te komenti i Ledionit. Sot, Zefina Hasani ka folur për revistën Class duke komentuar dialogun e dy-ish bashkëpunëtorëve të saj të afërt, deri dy javë më parë.
“Sidriti foli! Çfarë Ledioni tha më pas, për mua s’ka asnjë vlerë, siç nuk ka vlerë gjithçka tjetër joprofesionale”, është shprehur ajo.
Dje, mbyllja e The Voice 5, ishte edhe mbyllje e një sezoni të gjatë pune për të dhe bashkëpunëtorët e saj, edhe pse Zefina nuk ishte në prapaskenën e spektaklit.
Marrë nga Class