Tashmë që lajmi për fillimin e edicionit të 7-të të Big Brother është zyrtarizuar stafi organizator është duke u përqendruar në kerkimin e elementeve të rinjë që do t’i bashkohen këtij sezoni, që pritet të jetë edhe më interesant.
Pikërisht, këto ditë në redaksinë e IMA kanë mbëritur informacione, nga burime të besueshme, se një nga emrat qe do të mund të zëvendësojë autorin Rezart Aga në këtë edicion ështe gazetarja e kultures Zefina Hasani.
Hasani, e cila aktualisht është autore e Dancing With The Stars 4, ka patur oferta nga Top Channel për t’iu bashkuar stafit të BBA 7. Ajo gjithashtu ka marrë pjese në edicionin e parë të BBA në rolin e analistes sëbashku me Armand Pezën. Ka punuar në disa revista dhe gazeta të njohura si Klan, One, Gazeta Mapo etj.
Lajmi nuk mund të kosdierohet zyrtar, pasi nuk është konfirmuar ende. Zefina kete vit zgjodhi të jetë autore e Dancing, ku po tregon sukses edhe në edicionin e katërt. Për më shumë detaje mbi këtë lajm “Gossip“, do ju informojmë në ditët në vijim…