Ndërsa pak episode na ndajnë nga mbarimi i serialit turk Një Pjesë e Imja i cili fitioi një shikueshmëri të lartë, në ekranin e Televizionit Klan vjen një tjetër serial turk.
Nën produksionin e gjigandit Global Agency, vjen në ekran për shikuesit shqiptar një tjetër histori dashurie e titulluar “Maral”.
Luna, një vajzë e mbetur jetime që në fëmijëri me ambicie për tu bërë drejtuese e një rrjeti dyqanesh, fillon punë në një pastiçeri si kamariere. Por aty rastësisht ajo takon Sarpin, shefin që merret me çokollatën, duke rënë në dashuri me shikim të parë.
Sidoqoftë, Sarp ka një synim që punon atje. Ai është në përpjekje për të shkatërruar natyrën joshëse të Lunas nga brenda. Për fat, Maral i jepe mundësia si menaxhere e përkohëshme e dyqanit. Sa më shumë ajo realizon ëndrrën e vet, aq më shumë njerëz përpiqen që ta çojnë drejt largimit me rrengje të shumta. Gjërat komplikohen aq shumë saqë shkojnë mes marëdhënies së saj me Sarpin.
“Maral” do të filloj së shpejti në fashën kohore të Një Pjesë e Imja duke filluar nga ora 16.05
/www.imalbania.com/