Mungesa e Xhemit në ekranin shqiptar duket se do të marrë fund. Moderatorja e njohur do të rikthehet dhe këtë radhë do ta shohim në skenën e Festivalit të fundvitit të RTSH-së.
Por ajo nuk do jetë vetëm. Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli do jenë të tjerë emra që do drejtojnë spektaklin në netët live.
Pjesë e show-t duket se do të jetë dhe një tjetër figurë e njohur, Ardit Gjebrea, i cili do të jetë pjesë e komisionit së bashku me Elton Dedën, Marjan Dedën, Klodian Qafokun, Zefina Hasanin, Arta Markun dhe Redi Trenin.
Gjithashtu janë publikuar edhe këngët pjesëmarrëse të Festivalit, dhe priten shumë surpriza të tjera që do t’i zbulojmë në netët live.