Fenomeni “Bidai”, i cili tashmë ashtu siç ju kemi informuar edhe më parë, në datën 15 Prill do të ketë puntatën e tij të fundit, serial ky që i solli Televizioni Klan një shikueshmëri rekord, ku mbajti të mbërthyer të gjitha grupmoshat me historinë që trajtoi. Por mesa duket serialet indian kanë qënë një ogur i mirë për këtë televizion i cili ka vendosur që fashën kohore të Bidai ta zëvëndësoj me një tjetër serial indian.
I blerë vetëm para pak javësh në tregun ndërkombëtar të serialeve “Discop” i cili u mbajt në Stamboll, Saraswatichandra, është një nga serialet më të shikuar në Indi. Ai flet për një dramë familare të Saraswatichandra jeta e të cilit që prej vetëvrasjes së nënës së tij, ka patur shumë trazira.
©InfoMedia Albania