Është mbyllur nata gjysmëfinale e edicionit të pestë të “The Voice of Albania”. Në një natë të mbushur plot me argëtim dhe emocione u zgjodhën edhe dy finalistët e këtij edicioni.
Mbrëmja u hap nën intepretimin e konkurentes Ina Torbaj me “Big Bad Handsome Man”, e vazhduar më pas me Elbunitin i cili solli në skenë një këngët hit të momentit, “Work” të Rihanna duke ndezur kështu skenën e zbulimit të talenteve të Shqipërisë.
Tiri performoi i treti me “Waiting All Night”, kurse i katërti dhe i fundit nga konkurentët dhe jo më pak i rëndësishmi Lorenci u prezantua këtë gjysmë finale me “Runway Baby” i Bruno Mars duke mbyllur pjesën e parë të spektaklit për këtë mbrëmje.
Në fakt në skenën e “The Voice…” kësaj rradhe u ngjit edhe një artist, Ledri Vula. Ai ndezi skenën e zbulimit të talenteve të muzikës së Top Channel, ku në fakt ardhja e tij solli edhe një debat midis autores së produksionit Zefina Hasani dhe Drejtuesin Artistik të Talent Show-t Alban Male.
Pas Ledrit, përsëri në skenë u ngjit Tiri i cili këndoi “Blind Man” një version i këngës origjinal nga legjendari Deep Purple. Ina, e vetmja vajzë mes konkurentëve të sotëm, me mjaft potencial në muzikë, performoi “Jealous”.
“Pencil Full of Lead” ishte kwnga e dytw i sjellw nga Elbuniti kwtw gjysmwfinale, ndwrsa ai qw mbylli natwn gjysmw finale ishte Lorenci me “Make it Rain”.
Momentet më me emocione dhe ai më i shumëpritur ishte zarfi i konkurentëve të natës Finale, ata që shkuan në finalen e këtij edicioni ishin Tiri dhe Lorenci të dy nga skuadra e Sidrit Bejlerit, duke shënuar kështu një moment historik të pesë edicioneve të spektaklit, ku dy konkurent nga e njëta skuadër do të garojnë së bashku për çmimin e madh.
Puntata e ardhshme e spektaklit do të sjelli natën finale, ku ndër të ftuarit do jetë Willy Williams dhe Alban Skënderaj.
Copyright IMAlbania.com / Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia