Kjo do te jene ditet e fundit qe do te na ndajnë nga mbarimi i serialit turk “Një Pjesë e Imja” por nje tjeter serial vjen në ekranin e Televizionit Klan.
Nën produksionin e gjigandit Global Agency, vjen në ekran për shikuesit shqiptar një tjetër histori dashurie e titulluar “Maral”.
Luna, një vajzë e mbetur jetime që në fëmijëri me ambicie për tu bërë drejtuese e një rrjeti dyqanesh, fillon punë në një pastiçeri si kamariere. Por aty rastësisht ajo takon Sarpin, shefin që merret me çokollatën, duke rënë në dashuri me shikim të parë.
Sidoqoftë, Sarp ka një synim që punon atje. Ai është në përpjekje për të shkatërruar natyrën joshëse të Lunas nga brenda. Për fat, Maral i jepe mundësia si menaxhere e përkohëshme e dyqanit. Sa më shumë ajo realizon ëndrrën e vet, aq më shumë njerëz përpiqen që ta çojnë drejt largimit me rrengje të shumta. Gjërat komplikohen aq shumë saqë shkojnë mes marëdhënies së saj me Sarpin.
IMAlbania.com ka arritur te zbuloje se “Maral” do të filloj më 30 Janar, në fashën kohore të “Një Pjesë e Imja” duke filluar nga ora 16.05/www.imalbania.com/