Do You Have an Idea, formati i cili sjell idetë duke i shnderruar në realitet tashmë është gati për të filluar!
Tring do të prodhojë versionin shqiptar të formatit i adaptuar nga ai Turk nën firmën e Global Agency, duke e shndërruar në një spektakël të madh televiziv, jo vetëm si një format që bashkon biznesin me ëndrrën, pasionin për të ndërtuar diçka tënden, diҫka që kthehet në një investim të suksesshëm, por gjithashtu është një platformë shumë e mirë për të gjithë ata të cilët kanë dëshirë apo ëndërr të ndërtojnë një biznes që i shërben komunitetit.
Burime të IMAlbania.com, bëjnë me dije se emisioni do të fillojë të enjten e 23 Shkurtit në kanalin Jolly HD të platformës Tring, nën drejtimin e Turjan Hyskës në orën 21.00, dhe po ashtu me ritransmetimin e tij tre herë në javë të Shtunave 9.00, e Hënë 23.00 dhe e Martë ora 17.00.
FORMULA
Në çdo episod 3 biznesmenë të famshëm nga fusha të ndryshme do të jenë anëtarët kryesorë të jurisë ndërsa anëtari tjetër do të jetë një i ftuar special që do ndryshojë nga java në javë. Emocionet, batutat, vlerësimet e tyre do të jenë vendimtarë.
Gjatë fazës së eliminimit kokurentet do të prezantojne idetë e tyre përpara një jurie. Në gjysmë finale do të kalojnë idetë më inovative dhe personat më karizmatikë.
/imalbania.com/