Edhe pak ditë na ndajnë nga edicioni i 55-të i Festivalit të Këngës në RTSH. Tashmë e gjithë puna është përqëndruar në ngritjen e skenografisë e cila këtë edicion pritet të jetë më e arrirë nga të gjitha edicionet e kaluara. Skenografia ku një rol të rëndësishëm do të luaj ndriçimi, ku nuk do të mungojnë efektet speciale është zbuluar në foton e parë në rrjetin social instagram.
Edhe pse në një plan anësor, kuptohet qartë se ky edicion do të ketë një arenë muzikore me një nivel të lartë skenografik si kurrë ndonjëherë në historinë e festivaleve shqiptare.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim natën e parë për të zbuluar këtë madhështi në ekranin e RTSH.