Cdo vit skenografia e Eurovision Song Contest është një nga elementet që pritet me shumë interes përveç temes grafike, sloganit dhe sigurisht këngëve pjesëmarrëse. Televizioni suedez SVT, që do të kurojë edhe transmetimin direkt të eventit, ka zbuluar sot skenografinë e edicionit 2016 që është përshkruar me dy fjalë si i fuqishëm dhe i guximshëm në atë efekt që do të përcjellë tek publiku. Koncepti është realizuar nga Frida Arvidsson dhe Viktor Brattström të cilët kanë realizuar edhe skenën e edicionit të vitit 2013 në Malmö.
Ndriçimi do të luaj një rol kryesor në paraqitjen vizuale të skenografisë, e cila do të sjellë këngëtarët të inkuadruar në një dhomë ku komponentët grafikë do të na përcjellin idenë e një dimensioni futuristik.