Tashmë seriali i njohur indian “Si Ta Quaj Këtë Dashuri” shumë shpejt do të ketë episodet e tij të fundit, dhe ky fakt bën që të gjithë ndjekësit e fashës së pasdites në TV Klan të kenë kureshtjen se cili serial do të startojë pas tij.
Pasditja do t’i dedikohet sërish “indianëve” në Televizionin Klan ashtu siç është bërë traditë sezonet e fundit televizive, duke nisur me “Bidaai” dhe “Sarasvatiçandra”.
“Bixhoz në Dashurinë” kështu titullohet seriali indian i cili flet mbi tre vëllezërit Oberoi. Shivaay ku dashuritë e tij të vetme janë biznesi dhe dy vëllezërit e tij. Omkara një artist dhe vëllai i vogël Rudra, që beson që jeta është vetëm për të bërë qejf duke shpërdoruar gjatë gjithë kohës para.
Tre vëllezërit të cilët do të jenë personazhet kryesorë të serialit luhen nga aktorët Nakuul Mehta, Kunal Jaisingh dhe Leenesh Mattoo. Seriali fillmisht do të jetë i fokusuar mbi historinë e tre vëllezërve por më pas historia do të ndryshojë komplet duke u fokusuar tek historia e dashurisë së Shivaay dhe Anikës. Por historia e serialit është tepër e çuditëshme pasi pas historisë së dashurisë së këtyre të fundit, historia e “Ishqaaab” përfundon transmetimin duke nisur startimin e Dil Boley Oberoi si sinops i cili përfundoi në Korrik të vitit 2017 duke sjellë të gjithë historinë përsëri tek “Ishqaaab”, i cili vazhdon të transmetohet në Star TV.
Duke përmbledhur të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në serial, ai numëron deri më tani 9 episode dhe mesaduket stër-zgjatja e ngjarjeve ka qenë një shenjë për “rrëmbimin” e audiencës televizive. Por a do të arrijë TV Klan të marri audiencë rekord në “Bixhoz në Dashuri”?
Na pritet ta shohim së shpejti me premierën e parë të serialit në Klan./IMA/