Ditën e djeshme në media qarkulloi me shpejtësi një lajm rreth pagesës që personazhe të ndryshme marrin nga rrjeti social, Instagram. Mes tyre, përmendej edhe emri i Luana Vjollcës, për të cilën “Express” shkruante se reklamon kryesisht kremëra ose produkte të ndryshme make up-i dhe paguhet rreth 1200 € për një postim.
Shumë prej jush kjo shifër mund t’i jetë dukur “modeste” duke marrë parasysh atë që figura e saj përfaqëson e me të drejtë. Kjo pasi të ardhurat që ajo gjeneron nga Instagrami janë shumëherë më të larta.
Kështu, “Afterparty.al” ka mësuar vlerën e vërtetë të çmimit për një postim në feed-in e Instagram të Luanës dhe është 5,000€. Madje, raportohet se kjo shifër mund të kalohet, por reklamimet në profilin e saj nuk kalojnë poshtë kësaj vlere. Jo më kot Luana ka vendosur këto standarde në emrin e saj dhe vlen të themi se nuk është një imazh i konsumuar. Po e njëjta media shkruan se Luana nuk bën qoka apo klering, sikundër ndodh shpesh me njerëzit me influencë në Instagram.