Një tjetër variant i koronavirusit është zbuluar në shtetin e Kalifornisë të SHBA, pas atij britanik dhe të Afrikës së Jugut.
Sikurse bëjnë me dije shkencëtarët të dhënat e zbuluara i takojnë punës për studimin e variantit britanik kur mes personave u ndeshën me një tjetër trajtë të virusit që paraqet rrezikshmëri më të lartë dhe përhapje edhe më të shpejtë.
Ky variant ka një ngarkesë virale dy herë më të madhe tha njëri prej tyre dhe ka gjasa të shkaktojë një formë të rëndë të sëmundjes përfshirë një rritje të rrezikut për marrjen e sasive të mëdha të oksigjenit prej personave të prekur.
Varianti i ri është pjesërisht rezistent ndaj antitrupave që mund ta luftojnë dhe neutralizojnë virusin.