E dashura e John Cenas, tashmë nga ringu i ndeshjeve do të shkojë për të treguar aftësitë e saj në sallën e vallëzimeve.
Fjalën e kemi për Nikki Bella, kampiones së famshme të sportit WWE, e cila tashmë sipas thashethemeve të mediave amerikane mund të jetë pjesë e versionit amerikan të spektaklit “Dancing With The Stars”.
Nikki, 33 vjeç, aktualisht është joaktive në WWE për shkak të një dëmtimi, por është ende ambasadore, dhe së fundmi u fejua me të dashurin e saj John Cena pas një lidhje shumë të gjatë, i cili e propozoi në ring në WrestleMania 33.
Dancing With The Stars do të nisi edicionin e tij të 25-të në 18 Shtator në ABC./IMA/