Pas surprizës së zbuluar të dielën e fundit nga vetë producenti i festivalit “Kënga Magjike”, lapsi.al ka mësuar një emër tjetër nga lista e të ftuarve specialë, i cili pritet të emocionojë publikun shqiptar në tre netët e garës muzikore.
Krahas këngëtarit të njohur libanez të hitit “Beautiful Life”, Omar Arnaout, në Pallatin e Koncerteve (siç preferon ta quajë Ardit Gjebrea), do të performojë një prestigjator i jashtëzakonshëm që momentalisht po bën namin me shfaqjet e tij në të gjithë botën. Bëhet fjalë për iluzionistin italian Ottavio Belli, i cili la gojëhapur miliona shikues të televizionit italian teksa mbërriti deri në finalen e emisionit “Tu si que vales”. Performanca e artistit italian pritet të jetë një nga momentet më interesante të festivalit “Kënga Magjike”, të cilën publiku në sallë do të ketë mundësi ta shijojë për së gjalli, ashtu si edhe interpretimin e këngëtarëve këtë vit.
Marre nga Lapsi