Vetëm pak kohë më parë u bë i ditur lajmi shumë shpejt do të rikthehej në ekran show i kërcimit dhe prezantuesja e tij do të ishte Almeda Abazi. Ky format është ndër më të preferuarit në Shqipëri dhe i gjithë publiku ka kureshtje të zbulojë konkurentët apo bashkë-prezantuesit e Almedës. Dancing with the Stars do të nisë trasmetimin në 23 mars.
Përveç dy konkurentëve të parë që janë zbuluar, Romeo dhe Donald Veshaj, tashmë është bërë i ditur edhe emri i partnerit televiziv të Almedës. Krahë saj, do të jetë moderatori Rudi Hizmo.
Këtë vit spektakli do të mbledhë të gjithë emrat e konkurrentëve pjesëmarrës në edicionet e kaluara të tij.
Marrë nga tring