Nisja e sezonit të ri televiziv pritet të sjellë surpriza të shumta për publikun shqiptar për shkak të ndryshimeve të shumta në stafet e televizioneve por edhe programeve të reja që do të vijnë në ekran.
Por kuriozitet sigurisht ka edhe për edicionet e reja të spektakleve të mëdha siç është ‘Dance With Me’, konkurrentët e së cilit po zbulohen dalëngadalë. Pas emrave si Rezarta Skifteri, Linda Rei dhe Damiano Agalliu, ‘Blitz.al’ ka zbuluar një tjetër emër që do të jetë pjesë e edicionit të 4-t të spektlaklit të kërcimit.
Bëhet fjalë për modelin Trim Jetullahu, i cili së fundmi është bërë edhe pjesë e tregut muzikor. Kënga e tij më e njohur është ajo në bashkëpunim me Çiljetën, me titull ‘Bubu’. Djaloshi muskuloz tashmë do të dëshmojë aftësitë e tij në kërcim, në spektaklin e drejtuar nga Alketa Vejsiu./xing/