Mungojnë edhe më pak se 10 ditë nga nata e parë e Eurovision Song Contest 2017 dhe të gjithë jemi gati të shijojmë interpretimin e këngëtares tonë Linda Halimi.
Në pritje të pëgatitjeve, stafi i RTSH ka zbuluar jurinë shqiptare e cila do të vlerësojë këngët pjesëmarrëse këtë edicion të festivalit të këngës.
Si çdo vit, secili shtet përzgjedh një juri profesionistësh të muzikës që do të vlerësojnë këngët, sëbashku me votën e publikut nëpëmjet televotimit.
Juria shqiptare këtë vit përbëhet nga Olta Boka – përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision para disa vitesh, këngëtaret Marsela Çibukaj dhe Orgesa Zaimi, si edhe muzikantët Endri Sina dhe Haig Zacharian.
Juria do të përcjellë performancën gjenerale dhe dy gjysmëfinalet, ndërsa do të votojë më pas bazuar në vokal, performancë, paraqitje, skenografi dhe elemente tjera muzikore.
Eurovizioni këtë vit mbahet në Ukrainë, më 9, 11 dhe 13 maj.