Sapo është konfirmuar emri i tretë, në prezantimin e programit të mëngjesit Wake Up. Sot u fol për një figurë femërore mes Enos dhe Islit dhe tani është e sigurt.
Tiranapost.al ka zbuluar ekskluzivisht që moderatorja që do shoqërojë zgjimin e atyre që ndjekin Wake Up do të jetë ish-zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebiaj.
Oriela më parë ka pasur përvoja prezantimi në radio dhe televizion, por këtë periudhë ishte tërhequr nga ekrani dhe e kishim parë shumë pranë Renato Mekollit në projektin e tij të botimit të librit dhe hapjes së restorantit, por mesa duket oferta e ‘Wake Up’ i ka ringjallur Nebiajt dëshirën për ekran…duke sjellë pas një sezoni mashkullor, figurën e saj femërore në programin e mëngjesit