Bëhuni gati, Countdown-i sapo filloi! Për fansat e ekranit, të cilët kanë pothuajse një vit që pyesin për datën e startimit të edicionit të nëntë të Big Brother Albania, ky do të jetë një lajm fantastik, për të mos iu ndarë ekranit të Top Channel deri në muajin Qershor.
Ditën e sotme, produksioni i formatit reality më të ndjekur në Shqipëri ka njoftuar edhe datën e fillimit të Big Brother Albania 9. I rikthyer pas një viti mungese në sezonin televiziv që lamë pas, këtë edicion të 9 i cili pas shkëputjes për një sezon, do të drejtohet sërish nga Arbana Osmani.
Me premtimin e një audience maksimale për këtë sezon, Big Brother ka sjellë një formulë të re, atë të lojës në çifte, e cila mbetet për tu parë, me fillimin e këtij edicioni më 18 Mars ora 21.00 në TCH dhe në kanalet e dedikuara Big Brother 1&2 të cilat do të ofrohen me pagesë nëpërmjet platformës Digitalb./www.imalbania.com/