E shtuna e kësaj jave është e fundit për Luana Vjollcën me programin e saj “Shiko kush luan”, në Top Channel. Për disa javë me radhë, Luana e ka shijuar si rrallë programe të tjera të saj këtë format argëtues, me të ftuar interesantë dhe rubrika pikante.
Të shtunën e kaluar, Luana lajmëroi se kjo javë do të jetë një finale e madhe në “Shiko kush luan”, por menjëherë pas kësaj, të tjerat do t’i besohen Arbana Osmanit.
Edicioni i dytë i “Dua të të bëj të lumtur” ka nisur punën prej disa muajsh dhe tani ka gati gjithçka për të nisur transmetimin. Menjëherë sapo të mbyllet “Shiko kush luan”, fillon “Dua të të bëj të lumtur”, më 17 shkurt.
Lajmin e ka bërë publik vetë moderatorja e këtij programit, Arbana Osmani në profilin e saj në Instagram: “Pritja mbaron më 17 shkurt. Do të jemi bashkë çdo të shtunë me programin tuaj të preferuar”.