Pas një pritje shumë të gjatë, më në fund Top Channel ka publikuar datën e fillimit të edicionit të tretë të MasterChef. Eshtë pikërisht data 18 shtator, e Premte ora 21:00, dita që për disa javë do na mbërthejë pranë televizorit. Por që do na vendosi paksa në dilemë se cilin program të zgjedhim për të parë pasi Top Channel mesa duket, ka vendosur të konkurrojë ashtu siç është bërë traditë me Tv Klan dhe Vizion Plus ku përkatësisht kanë emisonet Zonë e Lirë dhe Oktapod.
Mbetet ende mister se kush është anëtari i tretë i jurisë, pas largimit të Gëzim Musliaka, emër qe produksion ka vendosur ende t’a mbaj sekret, për t’a zbuluar në ditët në vazhdim. Ky edicion përveçse ndryshimit në panelin e jurisë sjellë edhe shumë risi por edhe inagurimin e një studioje të re madhështore.
MasterChef është një format ndërkombëtar kulinarie ku konkurentë të ndryshëm me pasion gatimin konkurojnë me njëri tjetrin për të provuar veten në artin e kuzhinës, me qëllim fitimin për titullin e më të mirit. Kush do jetë MasterChefi i radhës? Eshtë veçse fillimi ka ende kohë për të zbuluar…
IMA / J.Kasaj