‘Në Shtëpinë tonë’, kështu titullohet emisioni i ri i paradites në Top Channel, një program i cili ka për qëllim të informojë publikun shqiptar mbi produktet e vendit tonë dhe ti japë prioritet konsumit të prodhimit vendas. Një emision i cili në fakt, i mungonte TCH ku zakonisht paraditja kishte vetëm ritransmetime serialesh dhe emisionesh të ndryshme.
Ashtu siç e kemi njoftuar edhe më parë, ky format do të vijë nën drejtimin e Anjeza Majës, e cila arriti të përzgjidhej si moderatore nga studio, si edhe Alban Musës, ish prezantues në A1 Report, i cili sërish nuk do ti ndahet terrenit. Albani do të jetë moderator i emisionit por jashtë studios.
Info Media Albania ka arritur të zbulojë ditën kur do të fillojë ky format, ku amvisat sidomos shtëpiaket, mezi po e presin. Dita e Hënë datë 28 Shtator, do të jetë start-i i këtij emisioni në Top Channel, direkt pas “Wake Up”.
IMA