“Big Brother Albania” do të ketë sonte një tjetër çift të këndshëm opinionistësh. Dhe askush më mirë se dy nga ish-banorët e këtij reality show, Ogreni dhe Neda, nuk do të mund të jepte këshilla për sa i përket lojës së banorëve apo edhe marrëdhënies në çift, raporton Bordo.
Oneda dhe Ogreni janë njohur pikërisht brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe sot janë jo vetëm një nga çiftet më afatgjatë të BB, por edhe prindër të një djali, të cilin preferojnë ta mbajnë larg vëmendjes mediatike.
Çifti Oneda-Ogren kanë qenë një nga çiftet më të komentuara në showbiz, që vazhdojnë të jenë edhe sot e kësaj dite pjesë e portaleve dhe mediave të ndryshme shqiptare.